Nga Rajoni
1 October 2026
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë

Dhomat e Specializuara të Hagës, në vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të 30 shtatorit 2026, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçit në rastin e tentim-pengimit të drejtësisë.

Gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që, sipas tij, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera. 

"Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje", thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Nga urrejtja te miqësia, Albërie Hadërgjonaj flet për raportin me ish-bashkëshortin10 October 2026
Fushata/ Mexhiti premton zgjidhje të problemit me mbeturinat30 September 2025
Kim Kardashian flet për gabimin më të madh që ka bërë si nënë14 October 2021