Nga Rajoni
1 October 2026
Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë

Një grup të rinj kanë dalë në protestë tek Aeroporti i Prishtinës, aty ku pritet të arrijë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ata kanë dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënuar nga Gjykata Speciale.

Në pankartat e tyre, përveç “Jo në emrin tim”, shkruan edhe mesazhi “BE, na keni tradhtuar” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”.

Von der Leyen sot do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, 16 shtator, në Kosovë janë mbajtur protesta çdo ditë për të kundërshtuar vendimin. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin29 September 2026
Shqipëri, ndërrojnë jetë dy persona nga COVID-19, shkon në 53 numri i viktimave27 June 2020
Nga 12 korriku vaksinimi në Maqedoni do të bëhet pa termin 5 July 2021