Nga Bota
7 August 2020
Zvicra paraporosit 4,5 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Zvicra ka arritur një marrëveshje me firmën amerikane të bioteknologjisë “Moderna Therapeutics” për të siguruar 4,5 milionë doza të një vaksine antiCOVID-19 në fazën e përparuar të provës, njoftoi sot qeveria.

“Kemi siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar 2,25 milionë persona”, tha ajo.

Qeveria është, gjithashtu, në bisedime paralele për vaksina të tjera të mundshme, pasi ende nuk është e sigurt nëse vaksina-kandidate e “Moderna”-s do të jetë e suksesshme.

Zvicra ka ndarë një total prej 300 milionë frangash zvicerane (330 milionë dollarë) për të siguruar furnizimet e ardhshme të vaksinave antiCOVID-19



Të ndryshme
Më shumë
zinédine zidane favoriti për trajner të francës pas kupës së botës 202629 March 2026
Mickoski: Po tentojmë ta ruajmë çmimin e njejtë të energjisë elektrike, ose të lirohet 9 September 2026
Rovena vesh fustanin më të dalluar të këtij viti25 June 2021