ShowBiz
2 October 2026
Skandali i VIP-ave! Elton Tozaj: Më kontaktoi Monika Lubonja, ja çfarë më tha

Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, duke zbuluar këtë herë se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Monika Lubonja.

Gjatë një daljeje në Klan Kosova, Tozaj pretendoi se aktorja e ka telefonuar gjatë ditës së sotme dhe se mes tyre është zhvilluar një bisedë pikërisht për emrat e personave të përfolur në lidhje me materialet.

“Sot, Monika Lubonja më merr dhe më thotë: ‘Pse nuk i thua ti emrat e tjerë, por ke thënë vetëm këto emra?’”, deklaroi Tozaj, duke treguar versionin e tij të bisedës.

Gazetari më pas e komentoi telefonatën, duke kritikuar atë që, sipas tij, duhet të ishte shqetësimi kryesor pas publikimit të videove.

“Domethënë, këtu nuk shkojnë njerëzit të bashkëpunojnë me policinë dhe ta arrestojnë atë tipin që i ka filmuar dhe publikuar, por çohet gruaja e huaj dhe s’ka hallin e vet, por ka hallin pse nuk i publikon emrat e tjerë”, u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Hasani zbulon rregullin e veçantë që ka vendosur me familjen e saj27 November 2026
Jeta e ish-futbollistit shqiptar që sot punon berber: Kur takova CR7 nuk ishte shumë miqësor 8 October 2021
Rezultatet prej rreth 13 për qind të votave të numëruara15 July 2020