ShowBiz
2 October 2026
Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë

Këngëtari Ilir Shaqiri ka publikuar një tekst të ri me titullin “Jo në emrin tim”, kushtuar luftës, çlirimtarëve dhe Kosovës.

Në vargjet e publikuara, Shaqiri shpreh përkrahjen e tij ndaj UÇK’së, dhe luftetarëve.

“Me gënjeshtra e sajime e njollosin luftën time”, shkruan ndër të tjera Shaqiri në postimin e tij.

Postimi:

JO NË EMRIN TIM

Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?

I shpërblen armiqtë që na kanë vra

Me gënjeshtra e sajime

E njollosin luftën time

Vështirë e kanë mes ballit me na pa,

Këto tri shkronja tona t’shenjta

Nëpër breza rrojnë te zemra

Gjersa dielli tokës ka me i ra.

S’ka liri

S’ka as ditë të mbarë

Pa u kthy n’atdhe

Trimat çlirimtarë.

Padrejtësi

E gjyqe pambarim

Kosova po thërret

Jo në emrin tim.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe thotë se në gusht mund t’i jepet fund pandemisë29 June 2021
Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike 8 October 2026
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020