Nga Rajoni
2 October 2026
Djali i Thaçit falënderon marshuesit: Prania e juaj dëshmoi se zëri dhe e vërteta e një populli nuk mund të burgosen

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen, duke thënë se prania e tyre tregon se “e vërteta e një populli nuk mund të burgoset”.

Në reagimin e tij, Thaçi ka theksuar se për popullin, drejtësia lidhet me “pafajësinë dhe lirinë”, duke bërë thirrje që kjo çështje të mos ndalet.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut21 June 2021
PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend ligji për Specialen29 September 2026
Kina largon dënimet, i lejon qytetarët të bëjnë fëmijë sa të duan21 July 2021