Nga Vendi
2 October 2026
Familjet në Maqedoninë e Veriut hedhin 86 kg ushqim në vit për banor, 17 kg mbi mesataren evropiane

Familjet në Maqedoninë e Veriut, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit për banor, që është 17 kilogramë më shumë se mesatarja në Bashkimin Evropian.

Përveç familjeve, mbetjet ushqimore në Maqedoni janë mbi mesataren evropiane edhe në restorante dhe në sektorin e shitjes me pakicë.

Familjet evropiane, mesatarisht, krijojnë 69 kilogramë mbetje ushqimore për person në vit, ndërsa familjet në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit kanë hedhur mesatarisht 86 kilogramë ushqim për person.

Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për Indeksin e Mbetjeve Ushqimore 2024 tregon se në nivel global hidhen çdo vit 1,05 miliardë tonë ushqim, që përbën plot 19 për qind të sasisë totale të ushqimit në dispozicion të konsumatorëve.



Të ndryshme
Më shumë
“S’ta lejoj, je e paedukatë”, gjesti i Semit indinjon Ilirin19 October 2021
Greqia dhe Turqia përplasen sërish në Egje, energjia e gjelbër rikthen tensionet20 August 2026
Mickoski nga Kratova: Qeveria do të vazhdojë investimet në projekte me interes për qytetarët16 January 2026