ShowBiz
2 October 2026
Kamerat në banesë, procedohet penalisht Adrian Hila

ompozitori shqiptar Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi i tij u bë shkaku i vendosjes së kamerave, raporton A2CNN.

Ndërsa se kush i ka shpërndarë pamjet vijojnë ende hetimet nga policia për ta zbuluar.

Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici të enjten, pas publikimit në rrjetet sociale të videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura.

Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës.



Të ndryshme
Më shumë
Shtrenjtohet çmimi i dizelit dhe benzinës në RMV 4 October 2021
Vuçiç vë në alarm shërbimet sekrete: Jam përgjuar për 1 vit e gjysmë 3 January 2021
Sa zgjatë imuniteti kundër koronavirusit?23 June 2020