Nga Rajoni
3 October 2026
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” avokati Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas avokatit Misetic, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”,ka shkruar Misetic.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Takim vëllazëror në Shkup mes Ali Ahmetit dhe Edi Ramës – Mesazh i përbashkët për integrimin europian të rajonit30 June 2025
Mbi 19 mijë kundërvajtje në shkurt nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, shumica për tejkalim shpejtësie 2 March 2026
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin e automjeteve të rënda në aksin Dibër – Mavrovë 3 October 2025