ShowBiz
3 October 2026
I qarkulloi nëpër rrjetet sociale një foto me një burrë, Françeska Rustem reagon ashpër

Françeska Rustem ka reaguar pas qarkullimit në rrjet të një fotografie ku pretendohej se ajo shfaqej në një moment intim me një burrë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rustem e ka mohuar autenticitetin e fotos, duke pretenduar se ajo është manipuluar me inteligjencë artificiale.

“Fotot e krijuara me AI që po qarkullojnë dhe paraqiten sikur jam unë, nuk janë të vërteta”,shkruan ajo, ndërsa thekson se teknologjia nuk duhet të përdoret për të manipuluar imazhin e një personi apo për të krijuar përmbajtje që nuk ka ekzistuar.

Rustem paralajmëron gjithashtu se publikimi dhe shpërndarja e materialeve të tilla mund të sjellë pasoja ligjore, duke iu referuar kuadrit ligjor për përhapjen e imazheve intime pa pëlqim.

“Respekti për një person fillon aty ku mbaron dëshira për ta dëmtuar atë”, përfundon ajo.

Françeska Rustem reagon për herë të parë pas fotos int*me që qarkullon në rrjet



Të ndryshme
Më shumë
Sela në Forinë: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje 6 July 2020
Zjarri shkrumbon 90% të fshatit që regjistroi temperaturën më të lartë në Kanada 2 July 2021
Zaev reagon pas një kohe të gjatë: Demanton akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëron padi 8 February 2026