Më 13 tetor do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për të mbyllur një tjetër kapitull.
Euronews.al duke iu referuar burimeve raporton se pritet mbyllja e Kapitullit 20, e cila është për “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Në këtë konferencë ndërqeveritare, që do të mbahet në Bruksel, pritet të jetë i pranishëm kryeministri shqiptar Edi Rama.