Nga Rajoni
3 October 2026
Shqipëria legalizon kriptovalutat

Tregu i kriptovalutave në Shqipëri do të funksionojë në bazë të standardeve të reja më të forta ligjore. Qeveria ka miratuar ligjin për Tregjet e Kripto-Asseteve, një dokument që synon të krijojë një kornizë rregullatore për tregtimin dhe përdorimin e kripto-aseteve (si Bitcoin, Ethereum dhe monedha të tjera digjitale).

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë këtë sektor që ka pasur rritje të shpejtë dhe të krijojë kushte për zhvillimin e sigurt të tregut të kripto-aseteve, duke u siguruar që të mbrohen konsumatorët dhe të shmangen aktivitetet e paligjshme si pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, shkruan abcnews.al. 

Të gjitha entitetet që ofrojnë shërbime të lidhura me kripto-asetet (si shkëmbim, mbajtje ose këmbim monedhash) duhet të licencohen nga autoritetet kompetente, të tilla si Banka e Shqipërisë ose një agjenci tjetër e autorizuar. Çdo subjekt që ofron shërbime të lidhura me kripto-asetet në Shqipëri duhet të jetë i autorizuar. Projektligji kërkon që ofruesit e autorizuar të kenë seli ose degë të regjistruar në Shqipëri dhe të plotësojnë kërkesat për organizimin dhe drejtimin e aktivitetit.



Të ndryshme
Më shumë
Rekord I Ri I Rasteve Të Reja Me Covid-19 Në RMV17 October 2020
“E ke trurin sa një kokërr gruri”/ Arjan Konomi pezullohet nga programi pas komentit ndaj konkurrentes15 March 2022
COVID-19 Maqedoni, më shumë të shëruar sesa të infektuar 2 September 2020