ShowBiz
4 October 2026
Ema Andrea zbulon se ka folur me Monika Lubonjën pas skandalit: Është rëndë bajagi, më shumë se e gjunjëzuar

Situata e krijuar pas shpërndarjes në rrjet të videove intime, ku janë përfshirë disa personazhe publike, ishte në qendër të diskutimit të pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Gjatë diskutimit, aktorja Ema Andrea tregoi se ka qenë në kontakt me Monika Lubonjën dhe foli për gjendjen e saj pas zhvillimeve të fundit, duke kërkuar nga publiku që të tregohet i kujdesshëm në mënyrën se si reagon dhe gjykon.

“Kam pasur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi t’i hedhësh gurë të tjerë sipër”, tha Andrea.

Ajo theksoi se personat e përfshirë duhet të kenë hapësirën që, nëse dëshirojnë, të flasin publikisht dhe të japin versionin e tyre, duke kundërshtuar një qasje që e ndan situatën vetëm në dy anë.

View this post on Instagram

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

“Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, u shpreh ajo.

Në vijim të diskutimit, Ema Andrea foli edhe për martesën dhe rëndësinë e familjes, duke argumentuar se vendimi për t’u martuar duhet të merret me kujdes.

“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim”, deklaroi aktorja.

Loading video

Sipas saj, martesa është një vendim që duhet të mendohet mirë përpara se të merret, ndërsa ajo ngriti edhe çështjen e përgjegjësisë ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, përfundoi Ema Andrea. 



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta15 October 2021
Izraeli paralajmëron se vaksina Pfizer është më pak efektive kundër variantit Delta19 July 2021
Ministrja Gërvalla: Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe t’i pranojë krimet e bëra19 October 2021