Nga Bota
4 October 2026
Trump zbut tonet ndaj Melonit: Gjithmonë më ka pëlqyer

Para se të nisej për në Alabama, presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur me gazetarët, tha se marrëdhënia e tij me kryeministren Giorgia Meloni “është shumë e mirë”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer”, u përgjigj Trump në pyetjen e një gazetari në lidhje me “sulmet” e tij të kaluara ndaj kryeministres.

Presidenti amerikan më pas vlerësoi Evropën për pranimin e lirimit të sasive të konsiderueshme të rezervave të saj të naftës.

“Ishte e jashtëzakonshme”, tha ai, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk do të vendoste një ndalim për eksportet e naftës, duke deklaruar se një masë e tillë “nuk është marrë kurrë në konsideratë”.

Mosmarrëveshjet midis Trump dhe Melonit ishin përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Iran dhe rolit të Italisë në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan e kishte akuzuar kryeministren italiane se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan.

Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht edhe Melonin, duke kritikuar sjelljen e saj në G7, duke e quajtur atë një fanse që kërkonte një foto me të.

Kryeministrja i mohoi akuzat, por u përpoq të shmangte pasojat në marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit. 



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Qendrat e Fitnesit, studiot e fotografimit, udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra 7 July 2021
Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie15 September 2021
“Sarajevo Safari” në Këshillin e Evropës, Serbia kundërshton rezolutën30 September 2026