Nga Vendi
7 August 2020
Osmani: Takimi Zaev-Ahmeti ishte shpresëdhënës, Llazar Elenovski nuk do të jetë kryeministër

“Informacioni se Lazar Elenovski do të jetë kryeministër është absolutisht i pasaktë”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri në largim nga BDI, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Sitel,

 

“Ne patëm një kandidat për kryeministër në zgjedhje dhe spekulime të tilla synojnë të dëmtojnë BDI-në dhe procesin. Në momentin që do të ketë diçka konkrete, qytetarët do të informohen. Unë mendoj se ekziston një zgjidhje optimale, e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Osmani, i cili kërkoi që opinioni të presë informacionet zyrtare nga palët.

Sipas tij, BDI fillimisht foli me “partnerët e saj aktualë me të cilët kanë qenë në koalicion për tre vjet, por ata nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve me të gjitha partitë politike.

“Ne mendojmë se është e shëndetshme të bisedojmë me të gjithë në mënyrë që të marrin në konsideratë pikëpamjet e të gjitha partive politike, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, që të formohen institucionet sa më shpejt. Kryetari Ali Ahmeti po udhëheq këtë proces dhe nuk përjashton të gjitha partitë politike në bisedime”, tha Bujar Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
ASH, Taravari: Një vit qeveri, një vit dështim në rrugën drejt BE-së16 June 2025
Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS 9 July 2025
Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim15 June 2021