Nga Vendi
4 October 2026
Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së, Oda me udhëheqje të re për katër vitet e ardhshme

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka hyrë në një mandat të ri drejtues pas mbajtjes së Kuvendit të VI-të Zgjedhor, ku u zhvillua procedura statutore për zgjedhjen e strukturave të reja udhëheqëse.

Në këtë proces, Kuvendi zgjodhi Sami Morinën kryetar të Këshillit Drejtues të OEMVP-së, duke i besuar drejtimin e Odës për katër vitet e ardhshme.

Morina ka qenë më herët anëtar i Këshillit Drejtues dhe koordinator i grupacionit të ndërtimtarisë, urbanizmit, mjedisit dhe energjetikës në kuadër të OEMVP-së.

Kuvendi zgjedhor mblodhi anëtarët e rinj të Kuvendit, Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të Odës. Në aktivitet morën pjesë edhe kryetari i nderit, Xhemail Dauti, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zekiri, si dhe ish-kryetari i FEMSH-së, Nagib Fejzi.

Në kuadër të konstituimit të strukturave të reja, për kryetar të Kuvendit u zgjodh Salim Hasani, ndërsa Neim Fejzi u zgjodh zëvendëskryetar. Gjithashtu u përcaktuan edhe përbërjet e reja të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës.

Me përfundimin e procesit zgjedhor, OEMVP hyn në një cikël të ri katërvjeçar, me synimin për të vijuar përfaqësimin e interesave të komunitetit afarist dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti takon ambasadorin britanik, theksohet partneriteti dhe rruga evropiane e vendit16 July 2026
Maqedoni: 413 raste aktive me COVID-19, janë vaksinuar 265.164 qytetarë18 June 2021
Ish-lojtari i Interit i infektuar me koronavirus: E nënvlerësova, por vuajta për 25 ditë15 May 2020