Nga Vendi
4 October 2026
Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar

Dy fëmijë 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë tre makina dhe është dëmtuar edhe një automjet i parkuar.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje natën në orën 22:10 dhe ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”.

Në përplasje kanë marrë pjesë një “Golf” i drejtuar nga 18-vjeçari E.R., një “Golf” tjetër i drejtuar nga 19-vjeçari B.A. dhe një “BMW” i drejtuar nga 25-vjeçari M.M., të gjithë nga Gostivari. Në aksident është përfshirë edhe një automjet i parkuar “Passat”, pronë e 54-vjeçarit E.S.

Më rëndë kanë pësuar dy pasagjerët 14-vjeçarë. Pasi u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar, ata janë transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Me lëndime trupore janë dëmtuar edhe dy shoferët e “Golfeve”, B.A. dhe E.R., si dhe pasagjerët A.S. dhe B.L.

Vëzhgimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Policisë së Gostivarit.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasje diplomatike pas deklaratës së ministrit shqiptar të jashtëm, reagon Besar Durmishi24 April 2026
LSDM mbrojnë qëndrimin e Pendarovskit: Mandati ndahet me 15 gusht11 August 2020
Taravari për takimin me Mickoskin: Do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta 5 May 2025