Nga Rajoni
5 October 2026
LDK s'mori pjesë në votimin për Projektligjin e Speciales

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë.

Votimi u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Projektligji kaloi në lexim të parë me 91 vota për, transmeton Klankosova.tv.

Para votimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushtaku, bëri të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk e mbështet këtë nismë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, Projektligji mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm në sallë.



Të ndryshme
Më shumë
Fiona Rushiti, shqiponja e zjarrtë (video)29 November 2021
Fansat nuk e besonin dot se ishte shqiptar, por aktori famshëm i serialeve turq flet SHQIP në Instagram!28 July 2021
“I lutesha Zotit, më lër të jetoj vajzën”, Xhensila rrëfehet si kurrë më parë 1 July 2021