Nga Vendi
5 October 2026
Ndalohen gjashtë të mitur në Shkup, dyshohen për grabitje

Më 04.10.2026 rreth orës 22:00 në Shkup, në zonën Qendër, oficerë policie nga SPB Shkup ndaluan gjashtë të mitur nga Shkupi.

Ata dyshohen se me kërcënim i kanë marrë para një të mituri, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur edhe një objekt të mprehtë, si dhe se kanë tentuar t'i marrë para një të mituri tjetër.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia e Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprat penale "grabitje" dhe "tentativë grabitjeje" nga neni 237 dhe neni 237 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.



Të ndryshme
Më shumë
Nol Nushi kritika për Justina Pulën: “Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar” 8 October 2026
Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor15 August 2025
A është Kosova e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës?29 September 2021