ShowBiz
5 October 2026
Të gjithë e prisnin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, por ja çka bëri Elijona mbrëmë

Dasma e Kushtrimit dhe Aurorës mblodhi mbrëmë shumë ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, mes tyre edhe Klodin. Por Elijona nuk u pa në festë.

Teksa pritej nëse dy ish-partnerët do të gjendeshin në të njëjtin ambient, ajo u shfaq në Instagram me një selfie para pasqyrës, të shoqëruar me një emoji meditimi dhe një zemër të bardhë.

Pa shkruar asgjë, Elijona ndau këtë moment me ndjekësit pikërisht gjatë kohës kur në rrjet po publikoheshin pamjet nga dasma. Vendndodhjen nuk e zbuloi dhe as e komentoi mungesën e saj.

Si duket, mjaftoi mesazhi i qetësisë në mes të ngjarjeve.

Elijona dhe Klodi e kanë mbyllur lidhjen e tyre, një zhvillim që ajo e konfirmoi publikisht më 23 shtator. Në reagimin e saj, kërkoi respekt për privatësinë e të dyve, duke vlerësuar atë që kishin përjetuar bashkë. 



Të ndryshme
Më shumë
Loredana para ndërhyrjeve dukej si person tjetër...26 October 2021
Zaev: Prej 1 janarit rroga mesatare do të jetë 500, ndërsa minimalja 300 euro 7 October 2021
Ali Ahmeti në mes të gjeneralit Clark dhe Taravarit27 October 2021