Nga Vendi
5 October 2026
Ali Ahmeti: Gjermania partnere e rëndësishme e vendit dhe e perspektivës evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler. Në këtë aktivitet, Ahmeti vlerësoi marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, duke e cilësuar Berlinin si një partner të rëndësishëm për vendin dhe për shqiptarët, veçanërisht në drejtim të perspektivës evropiane. “Gjermania ka qenë dhe mbetet një mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve, si dhe një mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane”, u shpreh Ahmeti. Kryetari i BDI-së përcolli gjithashtu urimet e tij për ambasadoren Drexler dhe popullin gjerman, duke shprehur dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vijojnë të forcohen. “Ambasadores Drexler dhe popullit gjerman ua përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Bashkimit, me dëshirën për miqësi dhe bashkëpunim edhe më të fuqishëm ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, theksoi Ahmeti. Dita e Bashkimit të Gjermanisë shënohet më 3 tetor dhe përkujton ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK zbardh bashkëpunimin me autoritetet franceze 2 August 2026
Talebanët e shkatërrojnë televizorin me sëpatë: Është haram24 August 2021
Vuçiq: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme – pres reagimin e NATO-s27 September 2021