Së fundi, këngëtari Ardit Stafa ka qenë i ftuar në emisionin “The Elite Way” në “ATV”, ku ka folur edhe për eksperiencën e tij në “BBVK”. Gjatë intervistës, ai ka folur edhe për raportet dhe përplasjet që kanë ndodhur para pjesëmarrjes së tij në këtë format.
Labinot Rexha, pak kohë më parë, kishte bërë disa reagime ndaj Ardit Stafës lidhur me ngacmime që, sipas tij, kishin ndodhur para pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Kosova”.
Arditi i ka demantuar këto deklarata para Elita Rudit dhe Labinot Rexhën e ka quajtur “njeri pa vlerë”.
Më poshtë, Rexha ka reaguar ndaj deklaratave të Ardit Stafës, duke iu përgjigjur publikisht përmes një reagimi të tij.
