ShowBiz
6 October 2026
Këngëtari i cili u shfaq në videon intime me Adi Hilën flet në polici

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e bujshëm të rrjedhjes së videove intime në internet që përfshin kompozitorin Adrian Hila.

Siç raporton Top Channel, policia ka kontaktuar një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin.

I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.

Rrjedhja e videove intime në internet në të cilat përfshinin kompozitorin Adrian Hila ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi.

Së fundmi u raportua gjithashtu se një këngëtare nga Kosova ka denoncuar në polici shpërndarësin e videove, derisa thuhet se ka përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj ky i fundit nuk është personi i cili i ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove.

Ndërkaq, kompozitori Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas kodit penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.



Të ndryshme
Më shumë
Norvegjia kufizon inteligjencën artificiale në shkolla, ndalon përdorimin për nxënësit e vegjël20 June 2026
Pesë viktima dhe 120 raste të reja me Covid-19, shërohen 125 pacientë 7 July 2020
Sot varroset 37 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci, nënë e 5 fëmijëve29 July 2021