ShowBiz
6 October 2026
Gashi dhe Tayna po vijnë me bashkëpunim

Një koment i thjeshtë në Instagram duket se ka zbuluar një bashkëpunim të ri mes Taynës dhe Gashit, të cilin dy artistët e kanë mbajtur deri tani larg vëmendjes së publikut.

Tayna e uroi Gashin për ditëlindje me një mesazh të shkurtër: “Urime ditëlindja".

Por përgjigjja e artistit shqiptar me famë ndërkombëtare tërhoqi menjëherë vëmendjen.

 

Foto: Instagram

"Është koha të lansojmë këngën", shkroi ai duke lënë të kuptohet se dyshja kanë një këngë të përbashkët dhe se projekti mund të jetë gati për publikim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditur as titulli i këngës dhe as data e publikimit.

Megjithatë, komenti i Gashit ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin të mësojnë më shumë për projektin.

Bashkëpunimi do të ishte një tjetër hap i Taynës drejt skenës ndërkombëtare, derisa Gashi prej vitesh ka ndërtuar një karrierë jashtë tregut shqiptar. 



Të ndryshme
Më shumë
ESHS shpall konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim23 February 2021
Shahpaska për mungesën e kuadrit në Çerdhe: Komunat të sigurojnë kuadër 3 September 2020
Osmani dhe Peleshi theksojnë unitetin Kosovë Shqipëri, fokus në të ardhmen euroatlantike 2 March 2026