Nga Vendi
6 October 2026
BDI: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Kosovë, UÇK-ja duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim, me vëmendje të veçantë po i përcjell zhvillimet politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave sublime të kombit shqiptar, të cilat janë ndërtuar dhe dëshmuar ndër breza, njoftojnë sot nga shtypi i BDI-së.

Nga atje thonë se në historinë moderne të kombit tonë, një prej këtyre vlerave sublime është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kontributi i së cilës në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës mbetet vendimtar.

"UÇK-ja është vlerë e përbashkët kombëtare. Ajo i takon gjithë kombit shqiptar dhe qëndron mbi partitë politike, mbi dallimet dhe interesat e ditës. UÇK-ja është një prej vlerave që ka bashkuar shqiptarët në momentet më të rëndësishme të historisë së tyre të re dhe kontributi i saj duhet të trajtohet me përgjegjësi, dinjitet dhe respekt institucional.

BDI thekson se përgjegjësia bie mbi autoritetet e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje nga kjo situatë, e cila do të jetë në përputhje me mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, mbrojtjen e dinjitetit të pjesëtarëve të saj dhe interesin e përgjithshëm të vendit.

Në këto momente, interesat politike të ditës duhet t’i lënë vend interesit kombëtar, unitetit dhe përgjegjësisë shtetërore, duke ruajtur atë që UÇK-ja përfaqëson për kombin shqiptar dhe për historinë e Kosovës", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Zjarr në Shkup, digjen zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë 9 September 2020
Xhaferi në takim me Kuçava: Rritet bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë 8 September 2021
20 orë përballë flakëve, zjarrfikësit e Patosit marrin fuqi me bukë e djathë 9 August 2026