Aktorja dhe personazhi i njohur publik, Monika Lubonja, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndaj Adrian Hilës.
Në dokumentin e datës 6 tetor 2026, Lubonja paraqitet si “e dëmtuara akuzuese”, ndërsa Hila si personi i akuzuar.
Sipas kërkesës, Monika Lubonja e akuzon Adrian Hilën për veprën penale të “Fyerjes”, të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, si dhe për “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, të parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal.
Kërkesa është drejtuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në Dhomën Penale, ndërsa si palë e interesuar është Prokuroria pranë kësaj gjykate.
Në dokument përmendet edhe neni 59 e vijues i Kodit të Procedurës Penale, që lidhet me procedimin me kërkesë të të dëmtuarit akuzues.
Detaje të tjera mbi pretendimet konkrete të Lubonjës ndaj Hilës pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të çështjes gjyqësore.
