Nga Bota
8 August 2020
Në SHBA nga Covid-19 deri më 1 dhjetor mund të vdesin 300 mijë persona

Pothuajse 300.000 amerikanë mund të vdesin nga Covid-19 deri më 1 dhjetor, sipas ekspertëve të shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, edhe pse vlerësojnë se 70.000 jetë mund të shpëtohen nëse njerëzit i ndjekin rregullat e mbajtjes së maskave.

“Në SHBA e shohim një tren tmerri. Duket se njerëzit mbajnë maska ??dhe largohen më shpesh nga shoqërimi, derisa infeksionet rriten, ndërsa pasi që infeksionet ulen, njerëzit qetësohen dhe ndalen”, deklaroi dr. Kristofer Marej, drejtor i IHME, duke e publikuar parashikimin e fundit të universitetit.

Numri zyrtar i vdekjeve në SHBA është mbi 159.000, ndërsa 4.8 milionë janë të infektuar.

IHME kumtoi se infeksionet po biejnë në ish-epiqendrat – Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksas, por po rriten në Kolorado, Ajdaho, Kanzas, Kentaki, Misisipi, Misuri, Ohajo, Oklahoma, Oregon dhe Virxhinia.



Të ndryshme
Më shumë
Blerim Sejdiu: “Unë votova, voto edhe ti!”19 October 2025
Administrata në Maqedoni të premten do të punojë deri në ora 16:0030 September 2021
“Heroi shqiptar që vlente sa 1000 kroatë” – kështu e kujtojnë në Kroaci, Bekim Berishën – Abejën10 August 2021