Nga Rajoni
7 October 2026
Reagim nga Gjykata Speciale: Kosova s’na ka konsultuar për ndryshimet e Ligjit, jemi të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës, Michael Doyle, në një përgjigje për T7 ka folur sa i përket ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Anisa Mehmeti/T7

Doyle ka thënë se Specialja nuk është konsultuar sa i përket ndryshimeve dhe ka thënë se si Gjykatë do të jenë të fokusuar për përmbushjen e mandatit.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle.

 



Të ndryshme
Më shumë
“Është problemi juaj që zgjidhni ‘burra’ që ju duan për shalë” 7 August 2020
Lacroix riafirmon mbështetjen e OKB-së për dialogun Kosovë–Serbi23 June 2026
Carovska: Nuk ka nxënës të infektuar në shkolla, të respektohen protokollet shëndetësore 3 September 2021