Nga Vendi
9 October 2026
"Do të hetohet rasti", MPB del me njoftim për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptar

MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë gjatë veprimeve të tyre, me ç’rast, sipas pretendimeve të tyre, u ishte dëmtuar edhe automobili.

Nga MPB thonë se ministri i Punëve të Brendshme urdhëroi Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale për ta hetuar rastin.

"Departamenti po ndërmerr masa dhe veprime për konstatimin e plotë të gjendjes faktike dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale të nëpunësve policorë të përfshirë".

"Pas konstatimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa opinioni do të informohet me kohë", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Reshjet e shiut bllokojnë Liqenin e Komanit nga mbeturinat18 October 2020
Bisedimet për Qeverinë e re, takim i ri Zaev-Ahmeti 6 August 2020
U largua nga grupi për shkak të problemeve me shëndetin mendor, Jesy Nelson rikthehet së shpejti si solo artiste13 August 2021