Nga Rajoni
10 October 2026
Rrahmani: Ju të Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Eman Rrahmani, ka ironizuarkryeministrin Albin Kurti lidhur me procedimine Kodit Civil dhe projektligjeve që kanë tëbëjnë me çështjet e martesës, lindjes dhendryshimit të gjinisë.

Përmes një postimi, Rrahmani ka përmendur disadata kur, sipas tij, këto projektligje pritet të sillen nëQeveri, duke përdorur një gjuhë ironike ndajkryeministrit.

“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosëme ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, kashkruar Rrahmani në fillim të postimit të tij.

Duke iu referuar Kodit Civil, deputeti i PDK-së kapretenduar se ai do të procedohet në Qeveri më 15 nëntor.

“Ju që doni me u martu burra me burra e gra megra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor”,ka shkruar ai.

Rrahmani ka vazhduar ironinë edhe lidhur meprojektligjet e tjera, duke pretenduar se më 30dhjetor do të procedohet një ligj që lidhet me lindjene fëmijëve, ndërsa më 31 dhjetor një projektligj përndryshimin e gjinisë.

“Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po juasjell në Qeveri më 30 dhjetor”, ka shkruar deputeti iPDK-së, duke shtuar më tej: “E për ju që jeni tu pritëme ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën eVitit të Ri! Ligjin po jua sjell në Qeveri më 31dhjetor”.

Në fund të postimit, Rrahmani e ka përmbyllurreagimin me një tjetër shprehje ironike drejtuarkryeministrit Kurti: “Qysh thojke edhe njani: ‘Shyqyrqë të kemi, Albin!’”.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj përkujton Sali Çekajn dhe dëshmorët, sakrifica për lirinë mbetet e pavdekshme19 April 2026
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi: Sa larg shkoi Gjykata Speciale, atë nuk e bëri as Prokuroria19 September 2026
Bomba të reja: Zaev: ” Nënën do tua q… gjithë atyre që hyjnë tek unë në koalicion “29 June 2020