Nga Vendi
6 December 2025
Mickoski: Rritja e PBB-së është tregues se ekonomia po shkon mirë, për vendin është arritje e madhe

Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është tregues se periudha e konsolidimit ka përfunduar dhe se ekonomia po shkon mirë. 

Mickoski tha se kjo i jep fund të gjitha gënjeshtrave të opozitës të plasuara në periudhën e fundit.

“Vazhdimisht flasim se fillojnë të dalin në pah indikatorët e parë për stabilizim dhe konsolidim pas kataklizmës që la qeveria e kaluar, do të thoja, qeveria më kriminele në historinë më të re të Maqedonisë, qeveri e cila u mor me plantacionet e marijuanës, me tenderë të manipuluar me milionerë politik, me të gjitha ato skandale të cilat e kanë ndjekur, me vrimë në buxhet më të madhe se 200 milionë eurosh etj. Periudha e konsolidimit përfundon dhe këto janë indikatorët e parë se ekonomia po shkon mirë”, vlerësoi Mickoski.
 

Indikatori për rritjen e PBB-së, thotë Mickoski, është arritje e madhe dhe është inkurajues.

“Rritja reale prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit 2025 e plotësuar nga një PBB nominale historikisht e lartë prej 10,2 për qind është me të vërtetë tregues dhe e dhënë që, në kushtet të tregut të tillë në kuadër të Bashkimit Evropian, për ne paraqet arritje të madhe. E para në Evropë është Irlanda, sipas të dhënave të Eurostat, e dyta është Danimarka me 3,9 për qind, ne e ndajmë vendin e tretë me Qipron. Serbia fqinje është diku rreth 2 për qind, në Greqi pritet 1,7 për qind, Turqia është diku 3,7 për qind”, theksoi Mickoski.

Viti i ardhshëm në plan ekonomik, sipas Mickoskit, do të jetë sfidues sepse duhet të kthehen borxhet në vlerë prej mbi 2,2 miliardë.



Të ndryshme
Më shumë
Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni25 November 2026
Meksika Garanton Sigurinë për Finalet e Botërorit 2026 6 March 2026
Radhë të gjata për vaksinim në Tetovë, ja arsyeja30 June 2021