Nga Bota
11 October 2026
“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas drejtoi personalisht trenin gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë.

Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Gjatë udhëtimit, Kos e pyeti presidentin turk nëse dinte të drejtonte edhe helikopterin.

“Po”, u përgjigj Erdogan, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Hekurudha e re është pjesë e projektit Halkalı–Kapıkule, që synon të përmirësojë lidhjet hekurudhore mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Segmenti i hapur është 153 kilometra i gjatë dhe lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë. Linja është projektuar për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.

Në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan deklaroi se përfundimi i projektit do ta shkurtojë udhëtimin me tren mes Halkalıt dhe Kapıkules nga rreth katër orë në një orë e gjysmë.

Ai theksoi se hekurudha do të ndihmojë në lidhjen e qendrave industriale turke me tregjet evropiane, si dhe do të kontribuojë në rritjen e tregtisë, eksporteve dhe turizmit.

Ndërtimi i projektit ka nisur në vitin 2019 dhe financohet bashkërisht nga Turqia dhe Bashkimi Evropian



Të ndryshme
Më shumë
Arta Elezaj sërish në pushime, ndjekësit ia përmendin ‘sheikët’14 March 2022
23 vjet nga masakra e Gostivarit, 9 korrik 1997 9 July 2020
Milloshoski akuza Ademit: Ministër i dështuar, shkatërruat sistemin arsimor30 August 2020