Nga Vendi
9 July 2020
23 vjet nga masakra e Gostivarit, 9 korrik 1997

Qytetarët e Maqedonisë dhe në veçanti ata të Gostivarit kujtojnë sot ngjarjet e ndodhura 23 vjet më parë në Gostivar, ku pas heqjes së flamurit nga godina e Komunës, policia vr au tre shqiptarë, pl agosi dhe keqtrajtoi qindra të tjerë, si dhe arrestoi 30 –të shqiptarë.

23 vjet më parë qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit të Maqedonisë ndaj popullatës shqiptare.

Më 8 korrik të vitit 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për përdorimin e kufizuar të flamujve të nacionaliteteve, me të cilin flamuri shqiptar lejohej të përdorej vetëm në objekte dhe manifestime private.

 

Ky vendim i kuvendit u materializua pak orë pas aprovimit të tij. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes së flamurit në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, nga ana e forcave speciale të policisë maqedonase.

 

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.


Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, dr.Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll ishin tre të rinjtë që u vranë nga forcat speciale.

Me 9 korrik 1997 kur ndodhi intervenimi brutal, qeveria e Maqedonisë shpalli devalvimin e denarit për 17%, devalvim ky që u synua te mbulohet me intervenimin brutal policor mbi mijëra qytetarë dhe protestues paqësor të Gostivarit. Ngjarjet e vitit 1997 u mbyllën me raportin e komisionit parlamentar se “policia përdori dhunën në pajtim me ligjin”.

Gjykata Themelore e Gostivarit, u shqiptoi dënime drakonike krerëve komunalë të asaj kohe, kryetari Rufi Osmani u dënua me 13,8 vjet bu rg dhe kryesuesi i Këshillit, Refik Dauti, me 7 vjet bu rg.



Të ndryshme
Më shumë
Pika kufitare të Maqedonisë së Veriut në rritje rekord të shitjeve të karburanteve, shqiptarët furnizohen më lirë përtej kufirit27 April 2026
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 August 2020
Rritet dalja e votuesve në Tetovë në krahasim me zgjedhjet e kaluara15 July 2020