Nga Vendi
10 August 2020
LAJMI I FUNDIT: Vijon takimi Ahmeti-Zaev, pritet të definohet mandati i kryeministrit shqiptar

Ka nisur takimi midis liderit të LSDM-së dhe atij të BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, ndërkohë që pritet të merren vesh për Qeverinë e ardhshme katërvjeçare, shkruan gazeta KOHA.

Temë e takimit të sotëm, siç merr vesh KOHA, do të jetë kombinatorika e periudhës së udhëheqjes me Qeverinë, konkretisht periudha se kur Naser Ziberi do të drejtojë Qeverinë, në fillim të mandatit apo dy vitet e fundit.

Në ndërkohë, para takimit, Ahmeti është shprehur optimist për 24Vesti se do të arrihet marrëveshja qeverisëse në pajtim me afatet kushtetuese. Ndryshe, sot Ahmeti u ka dërguar ftesë liderëve të partive shqiptare për takim të përbashkët ditën e enjte. (koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura maksimale deri në 41 gradë 1 July 2021
Rama për CNN: Do të strehojmë rreth 4,000 afganë në Shqipëri26 August 2021
Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë 6 July 2021