Nga Vendi
12 October 2026
LSDM: VMRO-DPMNE premton pagë mesatare 1.000 euro, ndërsa refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Mafia doli me një shifër të re. Një mesatare prej një mijë eurosh për pagë. Si edhe pensionet, të cilat tha se u rritën 16 herë. Si ekonomia e tretë në Evropë. Si Geta, e cila kushtonte zero, akuzojnë sot nga LSDM.

"Paga minimale prej 600 eurosh u refuzua në Kuvend. LSDM paraqiti Ligjin. VMRO nuk votoi. "E Majta" nuk ishte në sallë. ZNAM nuk votoi.

Satelitët nuk qëndruan në anën e punëtorit.

Dy minimale nuk mbulojnë as shportën e reduktuar qeveritare. Me qira, shporta sindikale shkon mbi 90.000. Karburanti kanë arritur në tavan. Njerëzit nuk kanë mjaftueshëm për bukë.

Një mesatare prej një mijë eurosh për pagë nuk arrihet me fjalë. Ajo arrihet me vepra, duke rritur pagën minimale, duke ulur shportën sindikale, me masat që LSDM propozoi në fillim të krizës. Asgjë nuk u pranua. Çmimet shkuan në tavan. Tani vjen përralla.

Nuk ka 600. Ka një mijë. Nuk ka rrogë. Ka short. Përrallat e hajdutëve nuk kanë fund. Populli paguan faturën", thonë nga LSDM./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Princ Vali Corleone i ri i Maqedonisë, shpenzon 60 mijë euro në muaj pa punuar kurrë21 June 2021
Ndërron jetë hoxha Mahmud ef. Arsllani nga Tetova21 June 2021
Shqipëri, 139 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë 5 August 2020