ShowBiz
12 October 2026
“Për dashurinë duhet të luftosh”, fansat i drejtohen Klodit pas ndarjes nga Elijona

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.

Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv.

Megjithatë, vëmendje kanë tërhequr edhe disa komente që lidhen me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj.

Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke i bërë thirrje të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet luftuar.

Por, deri më tani, Klodi nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve, duke lënë të paqartë nëse ka diçka për të thënë rreth raportit me Elijonën.



Të ndryshme
Më shumë
Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun23 June 2021
Britania ndalon reklamat televizive, online të ushqimeve të pashëndetshme para orës 21:0025 June 2021
Florin Besimi: ‘Rinia në rend të parë’, ja pikat e programit të BDl-së për rininë 8 July 2020