Nga Vendi
13 October 2026
Ademi mesazh Jeton Shasivarit: Të fala, ministër, nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë

Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ata njoftojnë se ende nuk kanë marrë ftesë për takim nga Ministri i Drejtësisë për të shqyrtuar kërkesat e tyre.

"Të fala, ministër! Nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë", shkruajnë në një postim në Facebook përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve.

Kujtojmë se më herët studentët organizuan disa protesta në Shkup me kërkesën e vetëm që provimet të jepen edhe në gjuhën shqipe.



Të ndryshme
Më shumë
Vdes politikanja kosovare, Flora Brovina15 September 2026
Artisti kosovar Giesti arrestohet për armë pa leje në Prishtinë11 March 2026
ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore 1 November 2025