Sport
13 October 2026
Turqit u dhanë një natë pa gjumë yjeve të Barcelonës: Shikoni skenat e pabesueshme të tifozëve përpara hotelit të katalunasve

Sonte (e martë), në raundin e dytë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, Barcelona do të luajë në udhëtim te Galatasarayt në Stamboll dhe padyshim që do të kalojnë një natë pa gjumë.

Të vizitosh Stambollin është sigurisht një nga më të vështirat në skenën evropiane për të gjitha klubet, pavarësisht nëse shkojnë në Galatasaray apo Fenerbahce, dhe katalunasit e kanë parë vetë këtë.

Gjatë mbrëmjes së fundit, një numër i madh tifozësh të Galatasarayt u mblodhën para hotelit ku po qëndronin katalunasit, dhe më pas pasoi një shfaqje e jashtëzakonshme fishekzjarrësh pas orës 02:00.

Fishekzjarrët dhe përdorimi i mjeteve tjera piroteknike i zgjuan padyshim yjet e Barcelonës, e cila është padyshim skuadra më e mirë në Evropë për momentin.

Se sa shumë do t’i shqetësojë kjo lojtarët e Barcelonës, mbetet për t’u parë sonte nga ora 21:00 në stadiumin Rams Park në Stamboll. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit 9 September 2021
Big Basta e shan publikisht këngëtarin serb, derisa i del në krah Vesa Lumës 5 August 2021
“Nata kur takova dashurinë e jetës time”/ Ana kujton takimin e parë me Kevinin18 October 2026