Nga Rajoni
13 October 2026
Gruda i PDK-së paralajmëron zhbërjen e Gjykatës Speciale

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se moszbatimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund t’i hapë Kosovës rrugën për të shqyrtuar shkëputjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Gjykatën Speciale.

Gruda tha se jo të gjitha dispozitat e ligjit mund të kontestohen dhe se, sipas tij, institucionet evropiane mund të prodhojnë raporte që do të shërbenin si bazë për dialogun me BE-në.

“Hapi tjetër, nëse ky ligj nuk gjen zbatim që unë jam i bindur që nuk ndodh. Po kontestohen disa nene të tij, se krejt nenet s’mund të kontestohen, mbikëqyrja s’mund të kontestohet. Ne e ndërtojmë një rrugë për dialog, dhe e hapim rrugën për të shkëputur marrëveshjen dhe me mbyll Gjykatën Speciale. Pse? Sepse mos respektimi i këtij ligji dhe atyre raporteve që do t’i prodhojnë institutet më të mira në Evropë, ia hap rrugën Kosovës për ta zhbërë marrëveshjen”.

“Shtet mund ta zhbëjnë marrëveshjen edhe në mënyrë arbitrare. Ne mund t’i themi BE-së nesër ne po dojm me votu një ligj, që shkëput marrëveshjen, 80 vota, nuk vyejnë 2 të 3 e dyfishta. Nëse BE ndihet e dëmtuar në arbitrazh, me na i marrë do pare. Por, ne me dal prej marrëveshjes mundemi gjithqysh”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka bërë me dije pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gjykata Speciale nuk do të mund të arrestojë asnjë komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Ai ka thënë se ligji, pas dy ditësh, do t’i dërgohet presidentes për nënshkrim.

“Nuk mundet asnjë komandant i UÇK-së me u arrestu prej Hagës pas ligjit. Në momentin që hyn ky ligj, nuk mundet me u arrestu asnjë komandant i UÇK-së për krime lufte prej Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Gruda.



Të ndryshme
Më shumë
Basha reagon ashpër: Pas zgjedhjeve, vendi i Ramës është në burg30 July 2020
Alimi: Çfarë halli keni me MUA, tregoni?! Mos u turpëroni më shumë, se mjaftë jeni turpëruar!! 3 September 2021
Dr. Florin Besimi, nga Sheshi “Iliria”: Tetova i thotë fuqishëm po Kryeministrit shqiptar!!10 July 2020