Nga Rajoni
13 October 2026
Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kushtetuese për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Ai tha se PS-ja e ka paraqitur këtë propozim në fillim të vitit dhe se është e hapur edhe për diskutime mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me rajonet.

“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”,u shpreh Balla.



Të ndryshme
Më shumë
Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness me 72 rrotullime në 30 sekonda31 October 2026
Për çfarë nuk mund të merren vesh BDI-ja dhe LSDM-ja? Ahmeti këmbëngul që në vitin e parë të Qeverisë së re Kryeministri të jetë shqiptar11 August 2020
11-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, familjarët e saj nuk e dinin që priste një fëmijë29 June 2021