Nga Bota
13 October 2026
Papa Leoni XIV shtrohet në spital

Papa Leoni XIV është shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku gjatë pasdites së sotme pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një noduli në mushkëri.

Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet nga ekipi i kirurgjisë torakale, i drejtuar nga profesori Stefano Margaritora. Vatikani ka bërë të ditur se informacione të tjera mbi gjendjen e Papës do të publikohen gjatë mbrëmjes.

Sipas raportimeve të medias italiane Il Messaggero, për shtrimin e Papës është përgatitur një plan i posaçëm sigurie. Masat përfshijnë kontrollin e hyrjeve dhe daljeve nga spitali, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale të tij.

Për të garantuar privatësinë e Papa Leoni XIV, analizat dhe ekzaminimet mjekësore raportohet se do të regjistrohen përmes kodeve alfanumerike ose pseudonimeve.

Ndërkohë, lajmi për ndërhyrjen kirurgjikale ka ngjallur shqetësim mes besimtarëve dhe autoriteteve.



Të ndryshme
Më shumë
Kroacia blen 18 sisteme raketore 9 October 2026
Sazani, ishulli që magjepsi Ivanka Trump: Mega resort prej 1.4 miliard eurosh në Shqipëri 2 June 2026
Meteorologia kroate flet për temperaturat e larta në rajon: Kjo s’është normale23 June 2021