Nga Vendi
13 October 2026
Deputetet e BDI-së vizitojnë Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”, urojnë Fatjona Gecin për detyrën e re në drejtim të qendrës

Drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, priti në ambientet e institucionit deputetet e BDI-së, Dijana Toska, Arbana Pasholli dhe Rina Ajdari, të cilat e uruan për detyrën e re dhe i shprehën mbështetjen për angazhimin e saj.

Vizita u shndërrua në një mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi mes grave në politikë, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe të rritjes së rolit të gruas në proceset vendimmarrëse.

“Kur gratë në politikë mbështesin njëra-tjetrën, forcohen bashkëpunimi, solidariteti dhe vizioni për të ardhmen”, është mesazhi që përcjell këtë takim.

Geci shprehu mirënjohjen për vizitën dhe përkrahjen e deputeteve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e ideve dhe politikave që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” synon të forcojë bashkëpunimin dhe të kontribuojë në zhvillimin e politikave përmes analizës, ideve dhe dialogut, ndërsa mbështetja mes grave shihet si një element i rëndësishëm për avancimin e përfaqësimit të tyre në jetën publike.



Të ndryshme
Më shumë
“Një javë me binjakët”, Xhuli ndan detaje nga dita e para të mëmësisë 5 October 2026
Begaj në Shkup me ceremoni shtetërore, vizitë në Çair dhe homazhe te monumenti i Skënderbeut26 February 2026
U fshi tani! Noizyt i mungon Dhurata Dora dhe ia tha para të gjithëve18 March 2022