Nga Vendi
10 August 2020
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë

Presidenca e shtetit i është kundërpërgjigjur Kryekuvendarit Talat Xhaferi në lidhje me afatet dhe dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Në deklaratën e kabinetit të Stevo Pendarovskit për agjencinë AIM thuhet se me verifikimin e mandateve konsiderohet se është konstituuar kuvendi.

Sipas tyre, kjo bazohet në dispozitat kushtetuese të nenit 90 paragrafi 1, ku afati i dhënies së mandatit përcaktohet 1- ditë nga dita e konstituimit të kuvendit.

Nga kabineti i Pendarovskit theksojnë se edhe në vitin 2016, Kryekuvendari i atëhershëm, Trajko Veljanoski, kishte dërguar shkresë te kryetari i atëhershëm, Gjorge Ivanov, ku thuhej se kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, por pa kryetar të zgjedhur.

Kabineti i Pendarovskit është në pritje të shkresës së Talat Xhaferit, ku duhet të theksohet se kuvendi është konstituuar më 4 gusht 2020./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në “Pulse” 4 October 2025
Rrëfimi prekës i Granitit në BBV: Kam qenë tetë vjeçar kur janë ndarë prindërit28 October 2021
Inter 2-0 Napoli, nota e Elseid Hysajt dhe të tjerëve29 July 2020