Nga Vendi
11 August 2020
Qeveria e re, Mickoski: Fillimisht le të përfundojnë bisedimet LSDM-BDI

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partie e tij vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për formimin e qeverisë së re, por që fillimisht po pret që të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Le të përfundojnë, le të presim përfundimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, të shohim çfarë do të ndodhë në ato bisedime, ndoshta pastaj do të flasim, por principet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk do të bisedojë në pozicionin e diktateve dhe kushtëzimeve dhe VMRO-ja do të bëj koalicion në bazë të programit”, tha mes tjerash Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-ja zhvillon bisedime me Koalicionin ASH-AA dhe me Lëvizjen Besa,  Mickoski tha po realizohen bisedime me të gjithë dhe se në rast se ka ndonjë zhvillim publiku do të informohet në kohë.



Të ndryshme
Më shumë
Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë 2 July 2020
Mexhiti për 5 Majin: Amaneti i dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen 5 May 2026
Ademi mesazh Jeton Shasivarit: Të fala, ministër, nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë13 October 2026