Nga Rajoni
15 October 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, presidentja Shiroka-Pula mban takimin e parë koordinues

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me krerët institucionalë lidhur strategjinë shtetërore në Apel, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim. 



Të ndryshme
Më shumë
Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit 8 October 2026
Përparim Rama nga marshi i studentëve: UÇK-ja është vlerë kombëtare, nuk mund të kriminalizohet21 September 2026
Gruaja nga Shqipëria e rreh kosovaren në Prishtinë 2 August 2021