Nga Rajoni
16 October 2026
Reuters nga Tirana: Protestuesit paqësorë të verës u ndien të padëgjuar, tash ka gurë e gaz lotsjellës

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar nga Tirana për protestat kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje, ndërsa mijëra protestues, të udhëhequr nga studentët, kanë dalë në rrugë.

Sipas Reutersit, gjatë protestave janë thyer xhama dhe ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë, e cila ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në raportimin e drejtpërdrejtë nga Tirana, Reuters ka përshkruar pakënaqësinë që ka nxitur qytetarët të protestojnë kundër qeverisë së Ramës, duke veçuar mungesën e perspektivës për punësim, problemet në arsim dhe akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të pushtetit.

“Ka shumë protestues të zemëruar. Ata janë të zemëruar për mungesën e perspektivës së punësimit, standardet e ulëta të arsimit dhe, mbi të gjitha, për korrupsionin e vazhdueshëm që shohin te drejtuesit më të lartë qeveritarë”, raporton Reuters.

Agjencia thekson se Rama i ka mohuar akuzat për korrupsion, ndërsa vë në pah ndryshimin mes protestave të fundit dhe atyre të zhvilluara gjatë verës.

Sipas Reutersit, protestat e verës, pavarësisht numrit të madh të pjesëmarrësve, ishin kryesisht paqësore. Megjithatë, protestuesit që kishin zgjedhur këtë mënyrë të shprehjes së pakënaqësisë u ndien të padëgjuar nga pushteti.

“Tani ata thonë: mjaft është mjaft”, thuhet në raportim.



Të ndryshme
Më shumë
Sela akuzon Merkon dhe të afërmit e tij: Në tokë shtetërore ndërtojnë vila buzë liqenit 8 July 2021
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës24 June 2021
Pendarovski: Gjuha shqipe është zyrtare, por zbatimi në praktikë mbetet problem15 March 2026