Nga Bota
11 August 2020
Rusia regjistron vaksinën kundër Covid19, vaksinohet vajza e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër Covid-19 është regjistruar në Rusi.

Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua të gjitha testeve dhe provave të nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se njëra nga dy vajzat e tij është vaksinuar dhe se ka gjendje të mirë shëndetësore, raporton AP.

“Një nga vajzat e mia u vaksinua, kështu që në këtë kuptim, ajo mori pjesë në testim”, tha Putin në një takim me zyrtarë të lartë.

Në një takim me anëtarët e qeverisë në Moskë, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga qendra hulumtuese kombëtare “Gamaleya” ka një regjistrim zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Rusisë.

Kreu i qendrës hulumtuese Gamaleya, Alexander Gintzburg, tha se vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura të koronavirusit të cilat nuk mund të shumohen dhe për këtë arsye janë të sigurta.

Gintzburg tha se megjithatë, ajo mund të provokojë një reagim imun siç është temperatura e lartë trupore si rezultat i futjes së substancave të huaja në trupin e njeriut.



Të ndryshme
Më shumë
I vendosi zjarrin banesës dhe shtëpisë së ish-bashkëshortes, Prokuroria Themelore ngrit procedurë penale kundër shkupjanit 3 May 2025
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj19 August 2021
OBSH: Mësuesit dhe punonjësit në shkolla duhet të kenë prioritet për vaksinim30 August 2021