Nga Rajoni
29 September 2026
Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

 Top Channel raporton se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

 



Të ndryshme
Më shumë
“Ta hangsha zemrën” – Mërgimtari merr gjithë vëmendjen në koncertin e Sabri Fejzullahut30 July 2021
Shkupi mirëpret komandantin e NATO-s, në fokus siguria rajonale dhe mbrojtja30 June 2026
Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, hap i rëndësishëm për administratën multietnike 7 April 2026