Nga Rajoni
18 October 2026
Demokratët Evropianë: Arroganca e qeverisë Rama po rrezikon të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke thënë se nuk janë protestuesit ata që po e rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Përmes një postimi në platformën X, European Democrats kanë kritikuar qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.

“Jo, kryeministër Edi Rama. Nuk janë studentët ata që po e vënë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon t’i dëgjojë qytetarët e saj që kërcënojnë të ardhmen evropiane që meriton Shqipëria”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.

European Democrats (Demokratët Evropianë) janë një familje politike evropiane, emri i së cilës përdoret për Partinë Demokratike Evropiane (EDP) — një parti politike transnacionale e qendrës, e themeluar në vitin 2004, me seli në Bruksel./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Studentët rrëzojnë Vuçiqin, shqiptarët sigurojnë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë26 October 2026
Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë të një djali 4 October 2026
Miku i Donaldit tregon situatën e pakëndshme me Alban Ramosaj: I ngeli hatri16 March 2022