Nga Vendi
20 October 2026
Ademi: Provimi i jurisprudencës mbetet në maqedonisht, nuk kemi kohë për lojëra politike prandaj kërkojmë angazhim të të gjithë përfaqësuesve shqiptarë

Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që të gjitha provimet të jepen në gjuhën shqipe.

"Si përfundim provimi i Jurisprudencës mbetet në gjuhën maqedonase!

Qëndrimi i zv/Kryeministrave Fetai dhe Sali u harruan por ai i shprehur nga Kryeministri në shkurt për Komisionin e Venecias mbetet i njëjti sigurisht.

Propozimi nuk parasheh mbajtjen e provimit 100% në shqip, nuk jepet afat kohor, anashkalohen Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese, ndërsa për provimet e tjera ende nuk ka hapa konkretë. E çfarë duhet të bëjmë ne tani?

Pozitive është të paktën në mentalitet sepse nga “s'mundet përveç se maqedonisht” të Filkovit shkuam në propozimin 50/50 të Mickoskit e tani kemi arritur në 84% në gjuhën shqipe. Rruga është e mirë, por e vështirë.

Për një zgjidhje të plotë është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë.
Por ne studentë s'kemi kohë të humbim me lojëra politike dhe ndoshta do organizohemi sërisht t'i kthehemi rrugës", shkruan Ademi.



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE sulmon LSDM-në pas paraburgimit shtëpiak për Grubin: “Drejtësia të jetë joselektive”23 February 2026
Dëmtimet shqetësojnë Kombëtaren para “Play Off”-it me Poloninë 6 March 2026
Sot përkujtohet ditëlindja e Ismail Qemalit, themeluesit të Shtetit Shqiptar16 January 2026